AKTUALITET, 17 Nëntor 2020, 22:49

Majlinda Bregu: Asnjë nga vendet nuk i plotëson kriteret për integrimin! Shqipëria ka humbur shanse

Majlinda Bregu: Asnjë nga vendet nuk i plotëson kriteret për

Në lidhje direkte me A-Show me gazetarin Adi Krasta në Syri Tv, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, Majlinda Bregu, ka komentuar fillimisht takimin e shumëpërfokur online Rama-Vuçiç-Zaev.

‘Takimi Rama-Zaev-Vuçiç ishte për të diskutuar mbi disa marrëveshje të përbashkëta në kuadër të Minishengenit.

Në takim palët firmosën një dokument i cili quhet tregu i përbashkët. Minishengeni nuk ka lidhje me ish-Jugosllavinë.

Askush nuk ka mohuar se ka probleme bilaterale në rajon ndërmjet vendeve të ndryshme.

Bashkëpunimi rajonal është një proces i domosdoshëm për qytetarët, jo për liderët.’

Bregu foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

‘Dialogu Kosovë- Serbi duhet të vazhdojë dhe i takon këtyre dy shteteve.

Samiti i Berlinit ka firmosur një dokument nga të 6 liderët e rajonit.’

Bregu komentoi edhe procesin e zgjerimit dhe shanset që ka Shqipëria për të marrë një Po.

‘Procesi i zgjerimit ka hyrë i gjithi në një krizë.

Askush nga vendet nuk i plotëson kushtet dhe kriteret.’

Bregu foli edhe për debatin e brendshëm që ka shpërthyer në Shqipëri lidhur mbi kasetën e masakrës së Krushës së Madhe, ku maxhoranca akuzon për fshehje kreun e PD-së, Lulzim Basha.

‘Kaseta e Krushës së Madhe, më duket sikur të dyja palët që janë në konflikt po përsërisin të njëjtën histori.

Shqipëria ka humbur shanse të herëpashershme për integrimin evropian.’

Ndërkohë që Bregu e ka cilësuar Reformën në drejtësi si një nga reformat më të vështira, të cilës i largohen edhe vendet më demokratike’.