LIFESTYLE, 1 Dhjetor 2021, 15:29

Pas skenave me Beatrixin, Rezarta Shkurta revoltohet me Donaldin: Shitet për vëmendje

Pas skenave me Beatrixin, Rezarta Shkurta revoltohet me Donaldin: Shitet

Rreth 10 ditë më parë, gjatë një bisede me Dj PM, Donaldi deklaroi se vazhdonte ta donte Borën, por kishin shumë gjëra për të sqaruar.

“Unë nuk po them që nuk e dua, po ajo (Semi) nuk po e kupton. Nuk mund të them jam i lidhur se kam 6 muaj i ndarë. Të gënjej veten të them “po jam”?”, u shpreh ai.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme Donaldi pranoi hapur ndjenjat për këngëtaren Beatrix Ramosaj. “Është ajo që dua”, tha ai ndër të tjera. Raporti i dyshes është komentuar shumë në rrjet, pasi nuk i kanë kursyer prekjet, puthjet dhe përqafimet, në një kohë kur Donaldi kishte ende pezull historinë me Borën.

Kjo ka nxitur reagimin e Rezarta Shkurtës, e cila është një mikeshë e mirë e moderatores. Sipas saj, Donaldi nuk e ka mbajtur fjalën e burrit dhe se është shitur për show e vëmendje.

“Unë jam adhuruese e dashurisë. Jam adhuruese e sinqeritetit dhe e fjalës së burrave, atyre prej vërteti, jam adhuruese e njerëzve që nuk shiten as për show, as për vëmendje. Unfollow me shumë kënaqësi për ata që nuk i kanë këto vlera”, ka shkruar Rezarta, teksa ka publikuar një video duke i hequr Donaldit follown në Instagram.