TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arbana Osmani bëri sot një reagim në rrjetet sociale, ku uroi skuadrën e “Big Brother VIP 3” që nis sonte. Pas saj, ka ardhur edhe një reagim nga Lori Hoxha, e cila duke ripostuar foton e saj me Arbanën shkruan se sot s’ia kanë nevojën njëra-tjetrës e megjithatë zgjedhin që vendimet t’i marrin bashkë. Ajo la gjithashtu të kuptohet se do të punojnë sërish bashkë.
Unë e nisa karrierën time në televizion duke kuruar veshjet e Arbanës për Big Brother dhe sot jam krenare të them që të dyja s’ia kemi nevojën njëra-tjetrës e megjithatë zgjedhim që vendimet t’i marrim bashkë, për veshjet, por dhe më shumë. Jam unë mirënjohëse për rrugëtimin tonë dhe për të ardhmen që në çdo rast do na gjejë bashkë.
Arbana ka lënë të kuptohet se do të rikthehet në ekran shumë shpejt, por pa zbuluar asgjë nga projekti i saj i radhës, që me sa kuptuam do të jetë përsëri në Top Channel dhe përsëri në bashkëpunim me Lorin.