LIFESTYLE, 11 Janar 2024, 18:12

Në përpjekje për të reduktuar shpenzimet, Google pushon nga puna qindra punonjës

Në përpjekje për të reduktuar shpenzimet, Google pushon nga

Në një përpjekje për të ulur shpenzimet, Google ka pushuar nga puna qindra punonjës nga disa departamente, duke përfshirë divizionin e inxhinierisë, divizionin e harduerit që prodhon telefonin Fitbit dhe Pixel, si dhe punonjës që punojnë nën Google Virtual Assistant, raportoi Bloomberg.

Shkurtimet vazhdojnë pasi kompanitë e mëdha si Google, Meta dhe Amazon pushuan nga puna mijëra punëtorë vitin e kaluar. Këtë fillim viti, më shumë kompani kanë njoftuar shkurtime të vendeve të punës.

Po ashtu, Amazon pushoi qindra punonjës nga studiot e saj MGM, Prime Video dhe shërbimi i transmetimit Tëitch.

Këtë muaj, Xerox njoftoi planet për të reduktuar fuqinë punëtore me 15%, ndërsa Unity Softëare, një ofrues i softuerit të lojërave video, njoftoi planet për të shkurtuar 1,800 pozicione, ose 25% të forcës së saj punëtore.

Që nga korriku 2022, CEO i Google, Sundar Pichai, e ka shtyrë korporatën të ngushtojë fokusin e saj dhe të ulë kostot ndërsa gjendja e ekonomisë botërore përkeqësohej.

Në janar 2023, Google bëri shkurtimet më të mëdha që firma ka bërë ndonjëherë, duke pushuar nga puna 12,000 punonjës, ose 6% të fuqisë së saj punëtore. Që atëherë, ndërsa korporata përqendrohet në temën në zgjerim të inteligjencës artificiale gjeneruese, skuadra e menaxhimit ka deklaruar se ata do të përpiqen të ulin në mënyrë dramatike kostot.

Me 182,000 punëtorë që nga 30 shtatori, Google tha se pushimet nga puna ditën e djeshme ishin pjesë e një serie riorganizimesh të kryera në rrjedhën e rregullt të biznesit.

Sindikata e punonjësve të Google në X shkroi:

“Anëtarët dhe kolegët tanë punojnë me zell çdo ditë për të krijuar produkte të shkëlqyera për përdoruesit tanë. Është e papranueshme që kompania të vazhdojë të pushojë punonjësit ndërkohë që fiton miliarda çdo tremujor. Ne do të vazhdojmë të luftojmë derisa të sigurojmë punën tonë.”