LIFESTYLE, 11 Janar 2024, 14:31

Jennifer Lawrence fton Robert De Niro-n në dasmë, por... më pas i kërkon të largohet

Jennifer Lawrence fton Robert De Niro-n në dasmë, por... më pas i

Robert De Niro ishte një nga personazhet më të famshëm që mori pjesë në dasmën e Jennifer Lawrence. Por kjo e fundit pasi e ftoi dhe ai mbërriti në dasmë, i kërkoi të largohej. Kjo pasi aktorja besonte se ai nuk po kalonte mirë në darkë.

Në tapetin e kuq të Golden Globes 2024, Jennifer kujtoi ceremoninë e saj të martesës me bashkëshortin Cooke Maroney në vitin 2019 në Newport, Rhode Island.

Ylli i Hunger Games shpjegoi gjendjen e saj “të tmerrshme” në ceremoninë e dasmës, pasi kujtoi se ishte shumë e shqetësuar për mundësinë që të ftuarit mund të mos argëtoheshin në këtë dasmë.

“Është shumë stresuese. Ti vetë nuk po kalon mirë. Thjesht mendon, ‘a po argëtohet ai person?’”, tha 33-vjeçarja.

Por Jennifer tha se ajo ishte më e shqetësuar për aktorin Robert DeNiro.

Hodha një sy rrotull dhe pashë Bobin, i cili nuk njihte askënd, dhe ai po endej përreth, dhe menjëherë thashë:

“Jo, kjo nuk është ajo që ai dëshiron të bëjë. Unë nuk e dua atë këtu”, tregoi ajo. “Kështu që unë shkova dhe i pëshpërita, thashë, “shko në shtëpi.” Dhe ai u tregua i mirë – ai foli me prindërit e mi dhe ishte i sjellshëm – por unë i thashë, “shko”.

Jennifer gjithashtu zbuloi se kur Robert u largua nga dasma, ajo u ndje vërtet më mirë.