LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

App Store
Google Play
MERR NJOFTIME NGA TPZ.AL
NDIQ TPZ NE YOUTUBE NDIQ TPZ NE FACEBOOK
  • AKTUALITET
  • IDE
  • NË FOKUS
  • BALLKAN
  • BOTA
  • LIFESTYLE
  • SPORT
  • TEJ E KETEJ
  • BLOG
  • EMISIONE

TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

FLASH!

19:59

VIDEO/ “Rama në burg, Berisha në burg!”, protestuesit thirrje kundër klasës politike

19:35

"Duan mall dhe femra?"/ Zbardhen përgjimet mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga 37-vjeçari shqiptar në Greqi

19:31

Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim! Nga të njëjtat duar të huaja që i dhanë algoritmit “dopingun” për flamingot

19:18

Protesta e 27-të kundër qeverisë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”

19:15

SMS mashtruese për gjobat e makinave, AKSK paralajmëron: Rrezik për vjedhje të të dhënave

18:35

Oficeri humbi jetën pas aksionit të ndjekjes së tij në Milano, 26-vjeçari shqiptari: Kisha drogë me vete, por s’e pashë që u rrëzua  

17:56

Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Turqi, një i vdekur dhe një i plagosur

17:49

Ministrja jep lajmin: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

IDE, 9 Prill 2019, 10:37

Lajmet gallatë të Top Channel-it dhe mamaja ime

TPZ
Lajmet gallatë të Top Channel-it dhe mamaja ime


Nga Ermal Mulosmani

Isha në shtëpi ditën e shtunë dhe, rastësisht, mbeta në edicionin e lajmeve të orës 15.00 të Top Channel. Në fillim isha pa vëmendje, por më tërhoqi lajmi i parë dhe pastaj u bëra i vëmendshëm.

Çfarë ishte kronika e parë, lajmi hapës, ai që do të merrte vëmendjen e gjithë shikuesve anembanë Shqipërisë?

ERE, pra Enti Rregullator i Energjisë, i kishte refuzuar OST-së (Operatorit të Sistemit të Transmetimit) të merrte një kredi prej 100 milionë dollarësh për investime në rrjet. “Kompania do të zgjidhej me garë -thoshte teksti i kronikës- por Enti e gjeti të paligjshme gjithë procedurën”! Kaq ishte lajmi. Pra, me fjalë të tjera, nuk do të ndodhë asgjë. Thjesht vigjilenca e ERE-s dhe e Ministres së re të Infrastrukturës parandaloi një vjedhje ose një shkelje ligjore.

Ky, në fakt, është akti më i zakonshëm, praktika më rutinë e një institucioni si Enti Rregullator i Energjisë. Këtu nuk ka pikë lajmi, asgjë fare. Por servilizmi i televizionit nuk mjaftohet ta fusë në lajme (që do të ishte tmerrësisht e tepërt, e panevojshme), por kujdeset ta bëjë edhe lajm të parë!

“Nuk ka më raste si DH Albania, që fitoi tenderin me OST-në e vjetër, atë të Drejtorit të korruptuar Klodian Gradeci, emri i të cilit dilte edhe në kërkesën drejtuar ministrisë! Jo, tani shteti ka Zot e Ministre, të cilës nuk i rrëshket asgjë!”

Ky ishte nënteksti i kronikës.

Kjo kronikë hapëse e lajmeve të Televizionit Kombëtar, njërit prej pikave historike të referimit që shqiptarët lanë pasur për informacion të paanshëm, ishte tejkalim i çdo kufiri servilizmi. Ishte kapitullim pa kushte dhe jo ndaj Kryepushtetarit, por ndaj një vartësi krejt të rëndomtë të tij, një ministreje të bindur deri në përulësi ndaj të parit.

Kjo kronikë më bëri të vëmendshëm për të ndjekur gjithë edicionin.

Lajmi i dytë ishte sihariq për shqiptarët e munduar prej 30 vitesh nga hipotekat, një zgjidhje përfundimtare e problemit të pronave dhe një shpresë se në këtë vend do të vihet rregull! I madhi fare, Kryepushtetari, ia kishte gjetur ustain punës. Artan Lame, pasi i bëri me letra të gjithë shkelësit e pronës publike ose private (ALUIZNI), tani do të regjistrojë të gjithë pronat e paregjistruara të Republikës. Me fjalë të tjera, Qeveria do të na e zgjidhë edhe këtë hall të madh që na ka rënë në kokë, duke sakrifikuar Lamen për këtë qëllim.

Gjigandi mediatik Top Channel kishte lajm të dytë sihariqin e Qeverisë për popullin: emërimin e Artan Lames si shef kadastre!

Vazhdova të shoh më tej.

Lajmi i tretë ishte sihariqi tjetër i Qeverisë, ndërtimi i Aeroportit të Kukësit. Pikë e zezë, këtë sapo e kishte lajmëruar Kryeministri, një ditë më parë, live, në të gjitha televizionet. Aty na e kishte sqaruar gjithçka. Çne kjo kronikë? Edhe në ERTV do të ingëllonte e tejkaluar dhe propagandistike. Por, me sa duket, na duhej të dëgjonim edhe Muhamed Veliun me Ministren e Infrastrukturës.

M’u kujtua Muhamedi i ngratë në protestën e 16 Shkurtit. E kishin çuar në terren për të raportuar se çfarë po ndodhte aty, por Muhamedi nuk u përmbajt. Ai raportonte edhe se çfarë bënte OSBE-ja: “OSBE deklarohet kundër dhunës në protestë. Ka një bllok të komunitetit ndërkombëtar që dënon dhunën, përkundrejt thirrjes së tyre për vetpërmbajtje”.

Mund të jetë reporteri i parë që çohet të raportojë për ngjarjet në terren dhe raporton për ato në kancelaritë e ndërkombëtarëve. Sa herë shkon Muhamedi, merret me mend se çfarë lajmi do të jetë.

Ai na shpjegoi gjatësinë, gjerësinë dhe çdo detaj teknik të këtij investimi të Qeverisë.

I vara shpresat te lajmi i katërt se diçka do të ndryshonte. Ja edhe lajmi i katërt.

“Rektori i Universitetit të Kamzës kundërshton ndërtimin e dy shkollave të reja në territorin e Bashkisë së Tiranës, por që ndodhet pranë universitetit…”

Duket që radha për t’u lëpirë i ka ardhur Bashkisë së Tiranës. Ajo po përpiqet të rrisë nivelin e shkollave për banorët e shumtë të Kamzës, por administrata e papërgjegjshme e universitetit po manipulon të vërtetën. Kishte edhe sinkrone të banorëve që kërkonin shkollë; fëmijët flisnin se kishin nevojë për shkollë. Të gjithë i kërkonin shkollat – banorët, fëmijët… Veç burokratët e universitetit dhe ca studentë të nxitur nga Jamarbër Malltezi kishin pretendime. Ky ishte grupi antiparti.

“Grupi është i vogël- thotë gazetarja- dhe shton: Konflikti është ndezur edhe në rrjetet sociale.” Për ta ilustruar këtë që sapo tha tregon një status të Kryetarit të Bashkisë, që i përgjigjet Jamarbër Malltezit. Këtu futet në lojë përsëri Muhamed Veliu, zëri i Kryetarit duhet të jetë sinkron me nivelin e servilit dhe Muhamedi ka rangun e tij.

Paçka se kronika thoshte se Kryetari i Bashkisë i përgjigjej Jamarbër Malltezit, tani jepej vetëm përgjigja e kryetarit dhe jo teksti i dhëndrit të zhurmshëm. Edicionin mund ta shihni këtu.

Çdo mall që kisha për Televizionin Shqiptar të kohës ‘92-’96, m’u shua.

Jam i sigurt se ERTV-ja është më i kujdesshëm në propagandën e vet krejt të justifikuar.

Pastaj m’u kujtua mamaja ime. Në vitin 2017, pasi e kishte votuar në çdo zgjedhje Sali Berishën dhe Basha nuk i ngjiste shumë, më tha: “Ermal, e kam gjet’ zgjidhjen. Vota ime shkon vetëm për Ben Blushin dhe Libran. Vetëm ai ia mbledh Ed Ramës!”

Gazeta Express

IDE / 6 Prill 2019, 13:08

Geni i babëzisë, që po çon Shqipërinë për skrap

IDE / 5 Prill 2019, 10:39

Ndryshimi i vetes është “protesta” më e fuqishme e opozitës

IDE / 4 Prill 2019, 12:52

Alternativa Bushati

IDE / 4 Prill 2019, 10:54

Europa dhe imperializmi i ri

IDE / 1 Prill 2019, 13:42

NATO në epokën e Putinit dhe Trumpit

IDE / 29 Mars 2019, 13:43

Mos e shani Veliajn, sepse i bëni nder!

IDE / 28 Mars 2019, 13:23

Komisioni Europian ‘lufton’ korrupsionin në Shqipëri, por jo brenda vetes

IDE / 26 Mars 2019, 13:13

Të mos zgjedhësh të keqen më të vogël

IDE / 25 Mars 2019, 15:16

A e ka mposhtur vërtet Trumpi, Shtetin Islamik?

IDE / 25 Mars 2019, 15:05

Rama nuk tërhiqet nga rruga e putinizmit

IDE / 23 Mars 2019, 21:11

Takim me "diktatorin"

IDE / 23 Mars 2019, 17:37

Oferta e Ramës për opozitën, si tallje me shqiptarët

IDE / 18 Mars 2019, 14:34

Krimet e Berishës nuk shpëlajnë dot ato të Ramës

IDE / 18 Mars 2019, 10:30

Islami pas “Vargjeve Satanike” të Salman Rushdie

IDE / 17 Mars 2019, 19:37

E gjora Ditë e Verës

IDE / 16 Mars 2019, 20:04

Një shpjegim për ndërkombëtarët e Tiranës dhe standardin e tyre të dyfishtë

IDE / 16 Mars 2019, 17:00

Rama nuk ra, por u fsheh pas gazit lotësjellës

IDE / 16 Mars 2019, 15:42

Në demokraci, opozita nuk tenderohet nga qeveria

IDE / 14 Mars 2019, 14:38

Pse fundi i Ramës nuk është i shpejtë

IDE / 14 Mars 2019, 11:44

Bota ka ndryshuar, ne po jetojmë tashmë në rendin e ri botëror

ide!

Dojna, Dea, Fjoralba, me një celular në dorë, mposhtën mediat e Ramës

Nga Andi Bushati

Mos ia falni Ramës fitoren që kërkon, dosjet e SPAK dhe jo flamingoja, janë arma e kësaj beteje

Nga Desada Metaj

Tej e Këtej

Tronditet Edi Rama, i kërkohet largimi urgjent nga zyra brenda shtatë ditëve (letra)

Denonco!

Ke një lajm që do ta ndash me redaksinë e TPZ? Na shkruaj në Messenger ose kliko këtu për mënyra të tjera kontakti.

Messenger

Moti

Vendi ynë këtë të shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit, kthjellimet do të alternohen me vranësira mesatare, të cilat do të jenë më të theksuara gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në zonat malore të lindjes dhe juglindjes.

Reshje të dobëta, afatshkurtra dhe lokale priten kryesisht në lindje dhe jug të vendit, kryesisht në formën e pikave të shiut, ndërsa në zonat malore nuk përjashtohen shtrëngata të izoluara me kohëzgjatje të shkurtër. Në pjesën tjetër të territorit moti do të mbetet pa reshje, ndërsa pas orëve të pasdites reshjet do të ndërpriten plotësisht.

Sa i përket temperaturave, dita do të jetë shumë e nxehtë, me termometrin që do të ngjitet deri në 38 gradë Celsius në qarqet e Shkodrës, Lezhës dhe Beratit, duke i bërë këto zonat më të nxehta të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era do të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 14 m/s.

Ndërkohë, deti do të jetë i qetë deri mesatarisht i trazuar, me valëzim 1-3 ballë në Adriatik dhe Jon.

WebTV

Aeroporti i Vlorës në duar të dy mashtruesve?/ Rreziku për shtetin! A do të ndërhyjë SPAK?

Shiko të tjera video

TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Built & Monetized by
  • AKTUALITET
  • IDE
  • NË FOKUS
  • BALLKAN
  • BOTA
  • LIFESTYLE
  • SPORT
  • TEJ E KETEJ
  • BLOG
  • EMISIONE
KONTAKT PRIVACY POLICY COOKIES NJOFTIME NGA TPZ.AL
Built & Monetized by