TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka rinisur pas ndërprerjes, por pa praninë e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje deputetëve të PDK-së që të rikthehen në sallë dhe të vijojnë punën parlamentare.
Në seancë ndodhen aktualisht 84 nga 120 deputetët e Kuvendit. Vendimi i PDK-së për të braktisur seancën erdhi pas dështimit të votimit të Vlora Çitakut për postin e nënkryetares së Kuvendit. Pas këtij zhvillimi, PDK-ja deklaroi se nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit dhe se do ta dërgojë çështjen për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Vetëvendosje, nga ana tjetër, ka deklaruar se nuk e kundërshton zgjedhjen e një përfaqësuesi të PDK-së në postin e nënkryetarit, por ka refuzuar kandidaturën e Çitakut. Partia në pushtet i ka kërkuar PDK-së të propozojë një kandidat tjetër. Pavarësisht thirrjeve për rikthim në sallë, deputetët e PDK-së kanë vijuar bojkotin, duke lënë në pikëpyetje vijimin normal të procesit konstituiv të Kuvendit.