BALLKAN, 9 September 2026, 10:14

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Vetëvendosje pritet ta propozojë sërish Haxhiun për kryetare. PDK, Çitakun si nënkryetare

Lëvizja Vetëvendosje pritet të propozojë sërish Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit në vazhdimin e seancës konstituive që mbahet sot.

Sipas mediave në Kosovë, emri i Haxhiut do të hidhet sërish në votim për t'i hapur rrugë konstituimit të legjislaturës së njëmbëdhjetë.

PDK ka vendosur të propozojë Vlora Çitakun për postin e nënkryetares së Kuvendit në seancën konstituive që mbahet sot.

Kandidatura është konfirmuar nga zyra për informim e partisë dhe ishte paralajmëruar edhe më herët nga kryetari i PDK-së, Bedri Hamza. Në rend të ditës janë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.