TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokati Arbër Hoxha thotë se akuza nga Haga ndaj ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për pengim të drejtësisë dhe intimidim të dëshmitarëve, është e qëllimshme.
Hoxha u shpreh se prokurorët, po e përdorin këtë akuzë si truk prodecural për të minuar pafajësinë e Thaçit.
Hoxha shtoi se akuzat ndaj Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së janë të fabrikuara nga Beogradi dhe shtoi se ata do të shpallen të pafajshëm.
“Çështja e ngritur ndaj zotit Thaçi, për intimidim të dëshmitarëve, është sekondare dhe e qëllimshme për të minuar pafajësinë e zotit Thaçi. Nuk ka dyshim se do shkojë drejt pafajësisë. Prokurorët kanë zgjidhur këtë taktikë procedurale që është e gabuar. Ishte gabim që u vendosën të krijohen dhoma të specializuara, iu dha sovraniteti i Kosovës. Kemi montim të akuzave ndaj krerëve të UÇK-së. Për fat të keq, ishin deputetë dhe miratuan një ligj. Unë besoj se do shkojnë të gjithë drejt pafajësisë, sa i takon akuzës kryesore. Të tjerat janë truke procedurale nga prokurori i çështjes. E gjithë akuza është e fabrikuar, e them me përgjegjësi të plotë ligjore. Akuza është fabrikuar në Beograd. Kemi të bëjmë me dhoma të specializuara, ku në bankën e të akuzuarve ka vënë persona, një popull, që nuk ka kërkuar gjë tjetër përveç lirisë. Sesi do dënohet një person me akuza të fabrikuara, nga një qeveri që mbron kriminelët e luftës, jam i bindur se do shkojë drejt pafajësisë”, theksoi ai.