BALLKAN, 6 October 2026, 22:24

Kurti propozon Justina Pulën për presidente, i bën thirrje PDK-së të votojë: Le ta bindë Hamza

Kurti propozon Justina Pulën për presidente, i bën thirrje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një ofertë të re për zgjidhjen e ngërçit politik në vend, duke propozuar Justina Shiroka Pulën si kandidate për presidente.

Gjatë zhvillimeve të fundit politike në Kuvend, Kurti i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të dalë publikisht dhe të konfirmojë pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve të partisë në procesin e votimit.

Kurti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të mbështesë paraprakisht edhe një ligj të propozuar në kuadër të marrëveshjes politike, duke kërkuar në këmbim mbështetjen për kandidaturën për presidente.

Kandidatja e re e propozuar nga Kurti është Justina Shiroka Pula, e cila ka mbajtur më herët poste të rëndësishme politike.

Shiroka Pula ka qenë ish-nënkryetare e PDK-së dhe ish-ministre në një prej qeverive të drejtuara nga kjo parti.

Kurti e ka cilësuar atë si një figurë të afërt me PDK-në dhe i ka bërë thirrje Bedri Hamzës që të bindë grupin parlamentar të partisë për ta mbështetur.

“Ajo është e afërt me PDK-në, le ta bindë kryetari Hamza”, ka deklaruar Kurti.

Propozimi i ri vjen në një moment të tensionuar politik në Kosovë, ku procesi i zgjedhjes së presidentit ka mbetur i bllokuar dhe vendi përballet me protesta dhe presion të shtuar politik.