TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
LVV nuk ka propozuar një emër pë kryeparlamentar të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar kohë për bisedime të mëtejshme me partitë opozitare. Drejtuesi i LVV Albin Kurti deklaroi se ky konstituim s’mund ta çdojë vendin sërish në zgjedhje të parakohshme.
Ai ka falënderuar liderin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku për takimet e mbajtura.
“Ato bisedime u pezulluan për shkak të zhvillimeve të brendshme në LDK. Rifillimi i bisedimeve u bë vetëm në këtë javë. Ne duam bisedime edhe me PDK-në edhe me AAK-në, ndonëse refuzimi i tyre është i qartë”, tha ai.
Po ashtu uroi 120 deputetët për betimin e mandatit të ri.
“Zgjedhjet e 7 qershorit të tretat brenda 17 muajve. Falënderoj krerët e PDK dhe LDK për bisedimet, kryem bisedime dhe me AAK.
Konstituimi s’duhet të na çojë në zgjedhje të panevojshme të paarsyeshme, kërkojmë kohë shtesë që t’u japim shans bisedimeve politike për marrëveshje për president a presidente të re”, tha Kurti.