AKTUALITET, 23 Qershor 2020, 13:21

Kurbin, infektohet me koronavirus familja me pesë anëtarë

Kurbin, infektohet me koronavirus familja me pesë anëtarë


Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot pesë raste të reja me koronavirus në Kurbin.

Rastet e reja në Kurbin janë vatër e re. Bëhet fjalë për pesë anëtarë të një familje, në fshatin Gurëz, të cilët nuk dihet se ku e kanë marrë virusin.

Ndërkaq, në Krujë, po ashtu u konfirmuan shtatë raste të reja. Rastet e reja në Krujë janë persona kontakti të të infektuarve të mëparshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend u konfirmuan 52 raste të reja me koronavirus.

ISHP njoftoi 36 të shëruar në 24 orët e fundit. Numri në total i të shëruarve në vend është 1195, ndërsa 807 janë raste aktive.