AKTUALITET, 23 Qershor 2020, 11:27

807 persona aktivë me koronavirus në të gjithë vendin, Vlora 60 raste

807 persona aktivë me koronavirus në të gjithë vendin, Vlora


ISHP raportoi për 52 raste të reja me koronavirus në vend pas 328 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, numri i të prekurve ka qenë më i lartë krahasuar me të shëruarit gjatë 24 orëve duke bërë që të rritet ndjeshëm edhe numri i rasteve aktive me koronavirus.

Kështu, mësohet se 807 persona janë të sëmurë aktivë në të gjithë vendin, ku pjesa më e madhe, plot 374 të tillë gjenden në Tiranë.

Ndërkohë, 124 raste aktive janë në Shkodër, 152 në Durrës, 63 në Vlorë, etj.

Vlora ka patur rritje të madhe të rasteve aktive duke kaluar kështu Fierin dhe Lezhën gjatë javëve të fundit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 374

Durrës 152

Shkodër 124

Vlorë 63

Fier 37

Lezhë 20

Korçë 17

Elbasan 10

Kukës 7

Gjirokastër 2

Berat 1.