AKTUALITET, 23 Qershor 2020, 11:42

Komisioni i Ekonomisë “PO” propozimit të Metës, për kreun e KLSH

Komisioni i Ekonomisë “PO” propozimit të Metës,


Komisioni i Ekonomisë ka miratuar propozimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Këtë të martë përfaqësuesit e komisionit, kanë miratuar me 15 vota pro, 1 abstenim dhe dy kundra, Arben Shehun drejtues i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ndërkohë disa ditë më parë Meta ka propozuar Shehun për drejtimin e KLSH-së.

Në arsyetimin e tij kreu i shtetit theksonte se gjatë eksperiencës mbi 16 vjeçare në jetën akademike, Dr. Arben Shehu është një ndër njohësit më të mirë të drejtësisë penale.

Arben Shehu është diplomuar gjithashtu edhe në fushën e ekonomisë dega “Administrim Biznesi”, me një eksperiencë të gjatë akademike, kërkime dhe shkrime shkencore, por edhe përvojë të spikatur në zbatimin e ligjit, si ushtrues aktiv i profesionit të avokatisë.