TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin 360 gradë të Artur Zhejit, ka patur edhe mbrëmjen e djeshme një diskutim shumë të thellë me tone konspirative, për kurbën e koronavirusit dhe shumë çështje të tjera, të cilat emisionet rivale, nuk arrijnë kurrë t'i deshifrojnë.
Një nga zbulimet e emisionit, ishte që kurbën e Covid-19 në Shqipëri, e drejton gazetari Mero Baze dhe është ai që po kërkon mbylljen e shqiptarëve brenda. Këtë zbulim e ka bërë Kastriot Myftaraj, i cili për këtë deklaratë, jep garanci të plota se kjo është e vërtetë.
“Si mund të rrinë njerëzit të mbyllur në shtëpi kur kurbën e drejton Mero Baze? Ta them unë me përgjegjësi të plotë, e bën Mero Baze”, tha Kastriot Myftaraj
Gazetari Baze, e ka komentuar me ironi këtë konkluzion të Myftarajt, duke i'u referuar emisionit 360 gradë, si "Klinika nr 5", pra një vend ku mblidhen të çmendurit.
“Ja dhe Turi i vërtetë, një zë autentik nga Klinika nr 5”, shkruan Baze.