AKTUALITET, 19 Qershor 2020, 12:49

Humbi betejën me koronavirusin, kush ishte 69-vjeçari

Humbi betejën me koronavirusin, kush ishte 69-vjeçari


Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar 50 raste të reja dhe një humbje jete.

Siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, ka humbur jetën një pacient 69-vjeçar nga Kruja i cili prej 10 ditësh ndodhej tek Infektivi.

69-vjeçari që humbi jetë është Avdi Vathi, nga lagja “Abaze” në Krujë.

Vathi ka qenë hetues dikur në kohën e diktaturës ndërsa së fundmi ka ushtruar detyrën si noter.

Vathi njoftohet të ketë pasur leukozë akute dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti që ta fitonte betejën me Covid-19.