AKTUALITET, 19 Qershor 2020, 12:19

Ekzēkutimi i Hekuran Billës/ 22-vjeçari i arrestuar mohon lidhjen me vrāsjen: “Isha në zonë për qejf”. Shoqërohen dhe dy të rinj nga Shkodra

Ekzēkutimi i Hekuran Billës/ 22-vjeçari i arrestuar mohon lidhjen


Policia e Tiranës pas arrestimit të 22-vjeçarit Sebastiano Mali shoqëron edhe dy të rinj nga Shkodra për vrāsjen e Hekuran Billës.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “Balkan Web” se dy të shoqëruarit janë identifikuar pas verifikimeve që policia ka bërë në mjetet e përdorura nga autorët e dyshuar të cilat rezultojnë të dhëna me qira. Nga kontrolli i banesave të tyre policia ka sekuestruar dhe ārmë.

“Balkan Web” ka siguruar edhe dëshminë e 22-vjecarit Sebastiano Mali. Mësohet se fillimisht Mali nuk ka pranuar të ketë lidhje me vrasjen e 40-vjeçarit Hekuran Billa. Ai ka thënë se prej muajsh jeton në zonën e ish-klubit partizani në Tiranë. I pyetur për lëvizjet e tij ai ka mohuar se e ka ndjekur 40-vjeçarin.

“Kisha marrë një mjet “BMW X6″ me qira. Nuk e kam gjurmuar vīktimën, isha në zonë për qejf”, ka deklaruar Mali.

Sipas burimeve, makinat e përdorura nga Viktor Marku e Sebastjano Mali kanë qenë të marra me qira në Shkodër nga familjarë të Sebastjanos.