AKTUALITET, 19 Qershor 2020, 11:22

DETAJE/ U fut në sherr për vëllanë, ky është 25-vjeçari që u vrā në Vlorë

DETAJE/ U fut në sherr për vëllanë, ky është


Një sherr mes të rinjve ka përfunduar me një vīktimë në lagjen 24 maji në Vlorë, pranë ish-ushqimores.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 të së enjtes, ku një 25-vjeçar i identifikuar si Aleksandër Petanaj mori një goditje me thīkë në zemër.

Pas një konflikti ku janë përfshirë disa të rinj, mes tyre edhe vëllai i 25 vjeçarit, një 18 vjeçar, Petanaj është përfshirë dhe është goditur me thīkë, raporton Abc News.

Sipas policisë, autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është 15-vjeçari Gabriel Tartaraj, i cili është arrestuar nga uniformat blu.

I riu u dërgua në gjendje kritike në spital, ku fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, fatkeqësisht ai humbi jetën pas katër orësh.

Nuk dihen ende rrethanat, e ndërsa mësohet se autori dhe vīktima kanë pasur konflikte të mëparshme.