TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kombëtarja shqiptare e futbollit nis këtë javë rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve, ku aktualisht është pjesë e Ligës C dhe ku objektivi i qartë dhe i deklaruar është fitimi i grupit.
Ky synim lidhet jo vetëm me historinë e afërt të kuqezinjve, të cilët vijnë nga pjesëmarrja në Europian vetëm dy vite më parë, por edhe nga paraqitja në play-off të Botërorit në muajin mars.
Në favor të Shqipërisë flet edhe renditja e FIFA-s, ku kuqezinjtë shfaqen dukshëm të avantazhuar në raport me kundërshtarët e grupit, Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.
Shqipëria mban vendin e 67-të në renditjen e FIFA-s, ndërsa Finlanda konsiderohet ekipi teorikisht më i rrezikshëm, pasi renditet në vendin e 75-të.
Bjellorusia, kundërshtari i parë i Shqipërisë në eliminatore, pozicionohet në vendin e 96-të në klasifikimin botëror.
Ndërsa për San Marinon është e kotë të diskutohet shumë, pasi jo rastësisht mban nofkën “kombëtarja më e dobët në botë”. Ajo gjendet në vendin e 211-të në FIFA, nga 211 vende pjesëmarrëse në listë.
Me këtë panoramë, Shqipëria e nis aventurën në Ligën e Kombeve me objektivin për të marrë kreun e grupit, ndërsa sfida e parë do të jetë ndaj Bjellorusisë.