AKTUALITET, 16 Gusht 2020, 11:09

Kryeprokurori infektohet me koronavirus

Kryeprokurori infektohet me koronavirus


Kryeprokurori i Shtetit në Kosovë, Aleksandër Lumezi, ka rezultuar pozitivë në testimet për COVID-19.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, nga zyra për informim e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton opinionin publik se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, dje e ka bërë testin për Covid19, me ç’rast ka rezultuar pozitiv”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, është bërë e ditur se nga momenti i testimit, Lumezi ka qëndruar në vetizolim.

Gjendja shëndetësore e Kryeprokurorit thuhet të jetë stabile.

“Nga momenti i testimit, Kryeprokurori Lumezi është vetizoluar. Gjendja shëndetësore e Kryeprokurorit të Shtetit është e stabile dhe është duke e marrë trajtimin e duhur mjekësor”, thekson njoftimi.

/Express