AKTUALITET, 16 Gusht 2020, 09:54

Radhë edhe në Kapshticë, vetëm 300 persona mund të kalojnë

Radhë edhe në Kapshticë, vetëm 300 persona mund të


Edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka radhë të gjata mëngjesin e kësaj të diele.

Në këtë pikë pritet të kalojnë vetëm 300 persona drejt shtetit grek, i cili ka marrë masa të forta kundër përhapjes së koronavirusit.

Pavarësisht numrit të vogël të emigrantëve që mund të kalojnë, radhët vazhdojnë të jenë të gjata edhe në këtë pikë.

Situata më dramatike vazhdon të jetë në Kakavijë, ku radha e makinave arrin deri në shtatë kilometra.