AKTUALITET, 16 Gusht 2020, 08:38

Vetëtimat dhe bubullimat zgjojnë banorët, stuhia e fuqishme godet Tiranën gjatë natës

Vetëtimat dhe bubullimat zgjojnë banorët, stuhia e fuqishme godet


Gjatë natës një stuhi ka goditur kryeqytetin shqiptar. Reshjet e dendura të shiut, vetëtimat dhe bubullimat nisën në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe zgjatën afërsisht një orë.

Vetëtimat ishin shumë të fuqishme sa edhe zgjuan banorët e kryeqytetit.

Nuk mungoi edhe era e fortë. Nuk dihet nëse stuhia ka shkaktuar dëme materiale.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm nuk ka reshje shiu, por pritet që gjatë pasdites të ketë rebeshe në zonat malore të vendit.