AKTUALITET, 16 Korrik 2021, 17:17

Kosovë/ Lirohen Dardan Molliqaj dhe aktivistët e tjerë të PSD-së

Kosovë/ Lirohen Dardan Molliqaj dhe aktivistët e tjerë të

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar sot një aksion tek objekti i ish-Rilindjes në Prishtinë. Në këtë aksion u arrestua nga policia kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe shtatë aktivistë të partisë.

Siç raporton Express ata janë liruar pas disa orësh, ku qëndruan në stacioni policor.

Kujtojmë se Dardan Molliqaj është bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit Besa Shahinit. Po ashtu Molliaqaj ka qenë dikur pjesë e “Lëvizjes Vetëvendosje” nga e cila u largua duke themeluar PSD-në