AKTUALITET, 11 Mars 2020, 15:58

Koronavirusi/ Shtyhet finalja e Kupës së Ligës në Francë midis PSG-së dhe Lionit

Koronavirusi/ Shtyhet finalja e Kupës së Ligës në

Finalja e Kupës së Ligës në Francë midis PSG-së dhe Lionit, e parashikuar për, më 4 prill në “Stade de France” në Paris, është shtyrë për një datë tjetër, për shkak të situatës kaotike të shkaktuar nga koronavirusi.

Lajmin e bëri të ditur Federata Franceze e Futbollit, e cila theksoi se kishte marrë miratimin e dy klubeve.

Gjithashtu, në Francë do të luhen ndeshjet pa tifozë për Ligën 1 dhe Ligën 2, deri më 15 prill.

/TPZ.al/