TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi prek edhe disa zyrtarë të lartë të politikës serbe. Mediat vendase raportojnë se kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç, dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.
Në një deklaratë për media nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë thuhet se ministri Vulin është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi nuk ka simptoma të dukshme të infeksionit dhe ndodhet në vetizolim.
Gjatë ditës u raportua se edhe drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, është infektuar me COVID-19.
Disa nga mediat e mëdha serbe, bazuar në burime të tyre, shkruajnë se Gjuriç është testuar të premten dhe ka rezultuar pozitiv.