TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Neritan Ceka, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ku ka folur për Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
I pyetur për punën e komisionit sot, Ceka ka shpërthyer kundër anëtarëve të komisonit. “Kush janë këta, kush i njeh ata, ata nuk lexojnë. Janë injorantë, nuk dinë as rregulloren e Kuvendit, ata do ta hetojnë Metën”, ishte kjo deklarata e Cekës.
Në këtë moment Eni Vasili i ka thënë se kryetar është Ulsi Manja, por dhe për këtë emër historiani tha se nuk përfaqëson askënd. “Kush është ky Ulsi Manja, e njeh njeri këtë. Mos të flasim këta të tjerët”, përfundoi ai.
Presidenti Ilir Meta ka dhënë llogari sot për mbi 2 orë në Komisionin Hetimor në Kryesinë e Kuvendit. Meta arsyetoi se i anuloi zgjedhjet pasi kishte informacione se Kuvendi do të digjej më 8 qershor. Një arsye tjetër e tij ishte edhe se shqiptarët nuk kishin të drejtën e zgjedhjeve pasi kishte vetëm nga një kandidat në garë. Socialistët u panë të ç’tensionuar në bisedën e tyre me kreun e shtetit. Nuk munguan edhe falënderimet e njëpasnjëshme të Ulsi Manjës për presidentin.