AKTUALITET, 9 Shtator 2019, 22:27

Meta takoi sot Ramën në Kuvend? Reagon zëdhënësi i Presidentit

Meta takoi sot Ramën në Kuvend? Reagon zëdhënësi i

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, ka reaguar pas komenteve dhe lajmeve në disa portale se kreu i shtetit Ilir Meta ka shtrënguar dorën me Kryeministrin Edi Rama paraditen e kësaj të hëne në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Meta qëndroi rreth dy orë e 30 minuta në komisionin hetimor dhe në këtë hapësirë kohe ka qenë në të njëjtën godinë edhe kryeministri Edi Rama që zhvilloi një mbledhje me grupin parlamentar.

Në një reagim në emisionin “Opinion”, Blushi tha se “në mënyrë kategorike nuk ka pasur asnjë shtrëngim duarsh mes Kryeministrit dhe Presidentit”.

Tonet e ulëta të presidentit dhe anëtarëve të komisionit hetimor shtuan zërat për afrimin e një marrëveshje mes palëve pas asaj që ndodhi në 30 qershor.