AKTUALITET, 23 Qershor 2020, 10:01

DETAJE/ Atēntati në Kurbin, Policia: Arrestuam autorin e dyshuar, pranga dy mjekëve


Policia ka zbardhur ngjarjen e 30 majit në Laç ku u ēkzekutuan nga katër autorë të maskuar si policë, biznesmenët Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji Markun.

Në njoftim zyrtar, Policia thotë se Eduart Lama dyshohet si autori kryesor i ngjarjes ndërkohë janë identifiktuar dhe shpallur në kërkim tre bashkëpunëtorët e 30- vjeçarit për vrāsjen e 30 majit.

Më tej Policia thotë se dy mjekët të cilët po e mjekonin ilegalisht Eduart Lamën në klinikën private në Qytetin Studenti në Tiranë janë arrestuar gjithashtu.

Paulin Gjergji, nje nga vīktimat

Njoftimi i policisë:

Lezhë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Klinika”.

Operacioni nga DVP Lezhë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Zbardhet vrāsja e dyfishtë e ndodhur në Kurbin, në orët e mbrëmjes së datës 30.05.2020.

Kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i vrāsjes së dyfishtë, për veprat penale “Vrāsja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbājtja pa leje”.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim dhe tre bashkëpunëtorët në vrāsje.

Gjithashtu, gjatë operacionit janë vënë në pranga edhe dy mjekë që mjekonin ilegalisht autorin e vrāsjes në një klinikë private në Tiranë.

Në vijim të punës profesionale dhe hetimore të bërë nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur me specialistë nga Drejtoria për Krīmet Kundër Personit në Departamentin e Policisë Krīminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, bazuar në informacionet e marra, në bashkëpunim me DVP Tiranë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Klinika”.

Në kuadër të operacionit u kap në një klinikë private në Tiranë, shtetasi E. L., 30 vjeç, banues në Laç, i cili gjatë kryerjes së krīmit ku mbetën të vrārë shtetasit B. H.,37 vjeç dhe P. Gj.,53 vjeç, si dhe u plāgos shtetasi K. T., 21 vjeç, pati shkëmbim zjarri dhe për pasojë u plāgos në këmbë edhe ky shtetas, i cili po mjekohej ilegalisht në një klinikë private në Tiranë.

Po gjatë operacionit u vunë në pranga dy shtetas, mjekë në klinikën në të cilën mjekohej autori i vrāsjes, konkretisht shtetasit V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për kapjen dhe prangosjen e tre bashkëpunëtorëve të shpallur në kërkim.