TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioneri Publik kërkon nga KPA shkarkimin e prokurorit Elvin Gokaj. Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Apelit në Shkodër, Elvin Gokaj, i cili tashmë është në shkollë.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimi pezulloi nga detyra për 1 vit drejtuesin e prokurorisë së Apelit Shkodër, Elvin Gokaj dhe urdhëroi që ai të vijojë edhe për 1 vit studimet në Shkollën e Magjistraturës.
KPK shqyrtoi një sërë dosjesh të hetuara nga Gokaj, ku sipas relatores Bungo, në 3 raste, prokurori nuk ka analizuar siç duhet masën e dënimit.
Në 2 raste s’ka analizë të veprës penale, në 1 rast nuk ka dhënë argumente për të hequr prokurorin e një çështje, ndërsa rasti tjetër është ai i shkeljes së të drejtave të një të pandehuri, të cilit i zëvendësoi avokatin mbrojtës.
Elvin Gokaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore. Në vitin 2000 ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Matit, ndërsa në vitet 2007-2013 ka kryer detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit.
Gokaj është promovuar në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës në vitin 2014 dhe prej vitit 2016 ushtron funksionin e drejtuesit të kësaj prokurorie.