BOTA, 27 August 2026, 20:21

Katastrofa në Nepal/ 389 viktima dhe mbi 1 mijë të zhdukur, vijon beteja për të mbijetuarit

Një katastrofë e përmasave të jashtëzakonshme ka goditur Nepalin, ku përmbytjet dhe rrjedhat masive të ujit, baltës dhe materialeve të shkëputura nga zonat malore kanë shkaktuar qindra viktima dhe shkatërrime të mëdha. Numri i të vdekurve ka arritur në 389, ndërsa dhjetëra persona vijojnë të jenë të zhdukur dhe 63 të tjerë po marrin trajtim në spitale.

Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonat më të prekura, ndërsa mbi 13 mijë forca të ushtrisë dhe policisë janë angazhuar në operacion. Kryeministri i Nepalit, Balendra Shah, deklaroi se vetëm gjatë ditës janë shpëtuar 573 persona.

Mesazhi i ekspertëve është se rreziku ende nuk ka kaluar. Sipas tyre, ajo që ndodhi mund të jetë një “efekt domino-kaskadë”, ku shkrirja apo shkëputja e akullnajave, shembja e digave natyrore dhe rrëshqitjet e dheut u bashkuan për të krijuar një valë shkatërruese me pasoja katastrofike.