AKTUALITET, 16 Qershor 2020, 19:48

Kaluan afatin e qëndrimit në Greqi dhe u gjobitën? Rama tregon ku mund të aplikojnë për rimbursimin e parave

Kaluan afatin e qëndrimit në Greqi dhe u gjobitën? Rama tregon ku

Kryeministri Edi Rama i ka ftuar të gjithë qytetarët që janë gjobitur nga shteti grek për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit në Greqi, si pasojë e shpërthimit të koronavirusit të aplikojnë në linkun e mëposhtëm për rimbursim.

Kryeministri Rama në FB:

TË GJITHË QYTETARËT QË DISPONOJNË DOKUMENTIN E PAGESËS SË GJOBËS SË AUTORITETEVE GREKE PËR SHKAK TË KALIMIT TË AFATIT TË QËNDRIMIT NË GREQI, JANË TË LUTUR TË APLIKOJNË PËR RIMBURSIMIN:

https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1410/njoftim-per-rimbursimin-e-gjobave-te-vendosura-shtetasve-shqiptare-jashte-republikes-se-shqiperise-si-pasoje-e-situates-se-shkaktuar-nga-covid-19

*Si rezultat i mirëkuptimit të qeverisë greke dhe angazhimit personal të kryeministrit Mitzotakis, shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve

Por sidoqoftë është verifikuar një numër i kufizuar rastesh kur janë vendosur gjoba dhe SIÇ JAM ZOTUAR ATO DO TË RIMBURSOHEN NGA SHTETI SHQIPTAR

NE THEMI ATË QË BËJMË DHE BËJMË ATË QË THEMI