TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përmes një shënimi në facebook ka reaguar pas vendosjes së disa grilave metalike, në ballkonet e pallateve në Bulevardin “Zogu i Parë”.
Zhupa thotë se kjo ka sjellë shqetësim tek banorët, shumica prej të cilëve me bllokimin e ballkoneve mbeten pa asnjë burim drite dielli në shtëpitë e tyre.
Teksa ka dalë në mbështetje të banorëve, Zhupa bën thirrje që të mos abuzohet me atë, që ajo e quan ‘projektin e fasadave’, ndërsa kundershton “abuzimin me pronen private në funksion te nje imazhi me shume per propagande”.
Në reagimin e saj Zhupa thotë se vendosja e grilave metalike në ballkonet e pallateve vjen, pasi Bashkia Tiranë “i dha klientit të preferuar për 600 metra rrugë, 5.1 milion euro”.
Reagimi i plotë:
Mbasi i dha klientit të preferuar për 600 metra rrugë, 5.1 milion euro, tashme cenon pronen private te banoreve ne zbatimin e ketij projekti rehabilitimi.
Banorët janë ankuar dhe kundërshtojnë fort menyrë e ndërhyrjes, qe pa njoftim, pa rregulla, pa marre pëlqimin e tyre, Bashkia Tiranë ka nisur me polici bashkiake te vendos grila metalike në hapësirat e ballkoneve dhe dritareve e apartamenteve pranë bulevardit. Duke vëndosur keto grila metalike, për të mbyllur cdo ballkon dhe dritare, shumë nga banoret ngelet pa asnje burim drite, dielli ne apartamentet e tyre.
Ne mbeshtjetje te banoreve qe kane te drejte te mos cenohen ne pasurine e tyre te paluajtshme, bej thirrje mos abuzohet me projektin e fasadave dhe kundershtoj abuzimin me pronen private në funksion te nje imazhi me shume per propagande. Fasada e unifikuar nuk mund te detyroj banoret te burgosen me grila metalike, pa mundesi ajri dhe dielli siç meritojne te gezojne pronen e tyre!