AKTUALITET, 29 Qershor 2020, 14:25

“I zhytur në korrupsion”, Endri Hasa: Numri i azilkërkuesve rritet sepse Edi Rama i ka vjedhur shpresën rinisë

“I zhytur në korrupsion”, Endri Hasa: Numri i


Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa përmes një videoje të postuar në Facebook thotë se numri i shqiptarëve që kërkojnë azil është në rritje.

Sipas tij, kryeministri Rama i ka vjedhur shpresën rinisë, ndërsa vetë është zhytur në gropën e korrupsionit dhe të mashtrimeve.

POSTIMI:

Shqiptarët duan të ikin sepse ? kllouni në kryeministri është i zhytur në gropën e korrupsionit dhe të mashtrimeve.

Numri i azilkërkuesve vetëm rritet sepse i poshtri Edi Rama i ka vjedhur shpresën rinisë.

Zgjidhja e vetme është të largojmë Edi Ramën dhe propagandën e tij që i ka marrë frymën Shqipërisë për 7 vjet.

Koha e kllounit ka mbaruar dhe #ditemetemira do të vinë shumë shpejt për Shqiptarët!