AKTUALITET, 29 Qershor 2020, 12:58

BE vendos sot për hapjen e kufijve, Shqipëria nuk përfshihet në listë, ja kriteri që ndan vendet anëtare

BE vendos sot për hapjen e kufijve, Shqipëria nuk përfshihet


BE vendos sot për hapjen e kufijve me vendet jo- anëtare teksa konsultimet vijojnë ende.

Të premten u ra dakord për 14 vendet të cilat do të hapin kufijtë, mes të cilave ishin Serbia dhe Mali i Zi, por jo Shqipëria.

Burime nga BE për Euractiv, thanë se ka shumë paqartësi për vendimin, por Presidenca shpreson që sot të merret një vendim duke u hedhur në votë.

Kriteri që ndan vendet europiane nga dakordësimi, është shifra 16 e cila tregon rastet e reja për 100 mijë banorë.

Vendet që kanë nën këtë shifër infektimi do të kenë të hapura kufijtë, kurse mbi këtë BE nuk do të lejojë hapjen e kufijve.

Sipas këtij kriteri, SHBA-së nuk do ti hapen kufijtë e BE-së, kurse me Kinën po.

Disa vende anëtare të unionit janë kundër hapjes së kufijve me Kinën, aty nga ku filloi pandemia dhe të lihet jashtë SHBA.