AKTUALITET, 27 Qershor 2020, 15:15

Hoxha: Nga vrāsja e Marsel Sotirit te Hekuran Billa, si përdoren vajzat për të ekzēkutuar bosët e krimit

Hoxha: Nga vrāsja e Marsel Sotirit te Hekuran Billa, si përdoren vajzat

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha, gjatë një interviste për Abc News, tha se atentāti i Hekuran Billës është i ngjashëm me atë të Marsel Sotirit para 20 vitesh në Durrës.

Hoxha deklaroi se, në 1999 është ekzēkutuar një ndër personat më të fuqishëm në Durrës, të cilit nuk guxonte që ti afrohej askush, por duket se autorët morën vesh shijet e tij për femrat dhe përdorën këtë mënyrë për ekzēkutimin e tij.

“Këto ngjarje në Shqipëri ka 20 vite që ndodhin. Për shembull një rast i tillë vrasje ka ndodhur në Durrës para 20 vitesh, besoj se në 1999 kur isha dhe reporter është vrārë Marsel Sotirin një ndër personat mëme peshë në Durrës, që kundërshtari i tij nuk i afrohej lehtë, kundërshtari në lidhje me këtë dinte shijet e tij për femrat dhe ja dërguan para lokalit të Marselit që u lidh me të dhe shoqërua me të.

Sotiri kishte makinë të blinduar dhe ishte e vështirë vrāsja e tij, por me futjen në lojë të vajzës, autorët të cilët e paguan atë mësuan dhe lëvizjes e tij.

Vrāsja e tij është bërë në një nga ditë që ai shoqëronte vajzën në shtëpi, pasi mbërrinin në shtëpi ai në atë moment dilte nga makina dhe në atë moment është gōditur. Vajza në atë kohë mori statusin e dëshmitarit të mbrojtur dhe me pas u zbulua dhe historia”, tha Hoxha.

E njëjta skemë, thuajse u përdor edhe për vrāsjen e 40-vjeçarit Hekuran Billa në Tiranë, ku në pritë e nxori e dashura e tij, 26-vjeçarja Ardiola Lakra, e cila dëshmoi në polici se e kishte bërë për para.