BALLKAN, 28 Dhjetor 2017, 15:26

Hashim Thaçi, kundër Gjykatës Speciale: Është padrejtësi historike ndaj Kosovës

Hashim Thaçi, kundër Gjykatës Speciale: Është

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci është deklaruar edhe njëherë kundër Gjykatës Speciale, si dhe është shprehur në mbështetje të iniciativës së një grupi deputetësh për ta shfuqizuar ligjin e krijimit të kësaj gjykate. Deklaratat Thaci i ka dhënë gjatë një interviste për Indeksonline.

“Kjo duhet të jetë e qartë. Unë e kam lexuar draft-kërkesën e deputetëve. Nuk është një kërkesë që e sfidon drejtësinë apo që e rrezikon atë, por është alternativë që mundëson trajtimin e të gjitha krimeve të luftës në Kosovë. Kështu ka ndodhur me të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, si në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi. Deputetët janë të zgjedhurit e popullit dhe iniciativa e tyre është kushtetuese, ligjore dhe e rregullt proceduralisht. Nisma të tilla kemi pasur edhe në të kaluarën”, ka deklaruar Presidenti Thaçi.

Prandaj, çdo vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Presidenti ka thënë se do ta respektojë, do ta kryejë obligimin dhe do ta nënshkruajë.

“Unë qysh në vitin 2015, e kam vlerësuar padrejtësi historike krijimin e Gjykatës Speciale. Sikurse të ishte një iniciativë kundër drejtësisë, i pari do të isha kundër”, është përgjigjur Thaçi lidhur me kritikat e ashpra të partnerëve strategjikë të Kosovës, si dhe nismën në fjalë.