BALLKAN, 19 Dhjetor 2017, 08:45

Kryeministrja serbe kërkon siguri nga Mogherini për formimin e Asociacionit

Kryeministrja serbe kërkon siguri nga Mogherini për formimin e

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq në takimin që ka pasur me Mogherinin ka deklaruar se rruga drejt Bashkimit Evropian, është shumë e rëndësishme për shtetin serb.

Në takimin që pati me përfaqësuesen e BE-së, kryeministrja serbe theksoi se dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë, por që të zbatohen edhe marrëveshjet e arritura deri më tani.

“Dialogu Kosovë-Serbi është shumë i rëndëisshëm për ne, dhe ai duhet të intensifikohet. Për Serbinë është me rëndësi të madhe që të sigurohet formimi i Asociacionit, dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel”, tha Brnabiq.