AKTUALITET, 13 October 2026, 13:44

Gjyqi/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Nikulajt, nën masa të rrepta sigurie, nis seanca në Apel për Rubens Saraivën

Gjyqi/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e

Nën masa të rrepta sigurie ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për Rubens Saraivën, portugezin e dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 prill 2023, në lokalin në pronësi të Nikulajt në Shëngjin. Për këtë krim, Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë e ka dënuar Saraivën me burgim të përjetshëm.

Në sallën e gjyqit janë të pranishëm edhe familjarë të Ardian Nikulajt, ndërsa seanca në Apel zhvillohet nën masa të shtuara sigurie.

Gjykata e shkallës së parë Lezhë e ka dënuar portugezin Saraiva me burgim të përjetshëm.

Në sallë janë të pranishëm edhe familjarë të Nikulajt.

Në nisje të seancës që po mbahet në Apelin e Tiranës, i pandehuri nënshkruan deklaratë që nuk njeh gjuhën shqipe dhe kërkon përkthim në anglisht nga përkthyesi.

Gjyqi/ I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e