AKTUALITET, 31 Gusht 2019, 21:52

Tronditet Fieri/ FNSH dhe Policia blindon spitalin, pika kontrolli në qytet. Në kërkim një person (FOTOT)

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Urgjencën e Spitalit të Fierit, ku është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur tre persona.

Mësohet se të shtënat kanë nisur pas një konflikti mes dy grupeve.

Teksa dinamika e plotë e ngjarjes pritet të sqarohet nga policia, këto janë pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Forcat e Nderhyrjes se Shpejte dhe Policia e Fierit kanë blinduar spitalin dhe qytetin, ku janë në kërkim të një personi të dyshuar.