AKTUALITET, 13 October 2026, 16:37

Gjakosja e të riut nga policia, reagon Këlliçi: Dhuna shtazarake ndaj studentëve e papranueshme! Akt lufte që Rama ka shpallur

Gjakosja e të riut nga policia, reagon Këlliçi: Dhuna

Deputeti i PD Belind Këlliçi ka reaguar me atë që ndodhi pranë Ministrisë së Arsimit, ku gjatë tensioneve në protestën e studentëve, një i ri u dhunua nga policia gjatë shoqërimit.

Këlliçi shkruan se zvarritja dhe gjakosja e këtij të riu është e papranueshme dhe një akt lufte që Rama i ka shpallur të rinjve.

Reagimi i Belind Këlliçit: 

Dhuna shtazarake e policisë ndaj studentëve protestues është e papranueshme dhe një akt lufte që Edi Rama u ka shpallur qytetarëve!
Tërheqja zvarrë, goditja, gjakosja e të rinjve dhe atyre që janë ngritur kundër hajdutërisë qeveritare, është e vetmja ofertë që ka sot Kryeministri më i korruptuar në Europë!
Sa më shumë refuzon të dëgjojë qytetarët e të tregojë forcë, aq më shumë shtohet pakenaqësia dhe revolta.

Për të mbajtur karrigen e tij, Edi Rama po shkakton konflikt social. Por asgjë nuk e shpëton nga fuqia e njerëzve të lirë, nga populli që është në këmbë.