SPORT, 7 Shtator 2021, 12:36

Francezët e PSG trembin Milanin, kërkojnë Kessie që në janar

Francezët e PSG trembin Milanin, kërkojnë Kessie që në

PSG ka ndryshuar strategji periudhën e fundit, nuk investon miliona si në rastin e Neymar, por joshin lojtarët të vijnë falas duke i ofruar kontrata sheikësh.

Këtë verë PSG e ktheu në art këtë filozofi duke afruar lojtarë si Messi, Donnarumma, Ramos etj pa asnjë lek të shpenzuar për kartonin e tyre.

Leonardo dhe stafi i tij vijojë me këtë formulë teksa po tentojnë t’i rrëmbejnë Milanit një tjetër titullar.

Franck Kessie dhe kuqezinjtë nuk po arrijnë të gjejnë një kompromis për rinovimin e kontratës që skadon në 2022.

PSG është futur në mes duke i ofruar mesfushorit 9 milionë euro në sezon, ndërsa Milan nuk shkon më shumë se 6,8 milionë euro.

PSG pritet të trokasë në dyert e Milan gjatë merkatos së janarit duke vendosur në pozita Maldinin me shokë, të shesin Kessie në janar, për të përfituar diçka nga kartoni i tij, të rrisin ofertën ndaj lojtarit, ose në të kundërt edhe Kessie do të ketë fatin e Donnarumma.