TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edis Malikji ka zyrtarizuar sot rikthimin në Kategorinë Superiore. 26-vjeçari ka firmosur me Dinamon, që është padyshim “kampionia” e merkatos së kësaj vere.
Mbrojtësi djathtë ka luajtur më parë me Kukësin, ku ishte ndër më të mirët e më pas kaloi te Lokomotiv Zagreb, ku nuk arriti të lërë gjurmë. Tashmë provon të ristartoje në kryeqytet.
NJOFTIMI I KLUBIT
Edis Malikji rikthehet në Superiore. Mbrojtësi shqiptaro-maqedonas, Edis Malikji rikthehet në Kategorinë Superiore tek Dinamo.
25-vjeçari, me një eksperiencë në kampionatin maqedonas, shqiptar dhe atë kroat, është vlerë e shtuar kontigjentit të trajnerit Shkëmbi. Futbollisti është vënë sot menjëherë nën urdhrat e stafit teknik.