AKTUALITET, 7 Shtator 2019, 19:42

Francë-Shqipëri, formacionet zyrtare / Ndryshime që nga porta në mbrojtje e mesfushë. Reja me surpriza

Trajneri i përfaqësueses shqiptare Edi Reja, ka vendosur të bëjë ndryshime të rëndësishme në radhët e përfaqësueses shqiptare për sfidën kundër Francës, duke ndryshuar lojtarë në disa reparte në krahasim me ndeshjet e kaluara.

Ndryshimi i parë është në portë, me Strakoshën i cili i merr vendin Berishës dhe tashmë pritet që të jetë ai titullari fiks i katërkëndorit kuqezi. Më pas, çudia e radhës vjen në mbrojtje me Odise Roshin i cili do të rreshtohet në të majtë, në skemën e preferuar 3-5-2 të teknikut.

Ky i fundit ka përzgjedhur Baren në rolin e organizatorit për këtë sfidë, duke e vendosur përkrah Ramadanit dhe Abrashit të cilët “mbijetojnë” nga ndeshja kundër Moldavisë. Ndërkaq, konfirmohet Uzuni dhe Balaj si dyshe e sulmit.

Ndërkohë, Franca do të zbresë në fushë me një 4-2-3-1 ku Matuidi dhe Toliso do të luajnë bashkë për herë të parë që nga një miqësore ndaj Uellsit në nëntorin 2017. Koman do të jetë ai që do të zëvendësojë Mbape, mungesën e madhe të francezëve në këtë sfidë.

Franca: Loris, Pavard, Varane, Lengle, Hernandes, Matuidi, Toliso, Lemar, Grizman, Koman, Zhiru.

Trajner: D. Deshamp

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Ismajli, Roshi, Ramadani, Abrashi, Bare, Uzuni, Balaj.

Trajner: E. Reja