AKTUALITET, 7 Shtator 2019, 18:14

U arrestua për evazion fiskal, biznesmeni Drilon Bareti habit me dëshminë: Unë jam bojaxhi

U arrestua për evazion fiskal, biznesmeni Drilon Bareti habit me

Drilon Bareti është biznesmeni i 16-të që ra në pranga ditën e sotme si pjesë e skemës së mashtrimit prej katër milionë eurosh. Fillimisht u raportuar se Bareti ishte administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk”, por ai ka surprizuar me dëshminë e tij.

“Unë jam bojaxhi prej disa vitesh. Gjatë punëve që kam bërë kam takuar një person me iniciale V.S bashkë me një tjetër. Nuk i njihja më parë këta persona, më kanë kërkuar kartën e identitetit,”- mësohet të ketë thënë i arrestuari.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që shtatë prej biznesmenëve të arrestuar të lirohen për arsye shëndetësore.

Prokurorja Imeraj kërkoi që nga ‘burg pa afat’ biznesmenët Ilia Dimon, Besnik Pelivanin, Vangjush Mbirçen, Paqsor Buzin, Astrit Lalën, Rabi Kurtin të liheshin në 20 ditë burg. Ndërsa për Shpresa Joanidhin kërkoi arrest shtëpie. Për tetë të tjerët vlen sërish masa fillestare e kërkuar “burg pa afat”.

15 biznesmenët u arrestuan më 4 shtator pas urdhrit të Prokurorisë në sajë të operacionit “Informaliteti”. Sipas policisë dëmi i shkaktuar nga biznesmenët shkon deri në 4 milionë euro. Fillimisht Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 14 biznesmenët, ndërsa për Shkëlqim Prodanin “arrest shtëpie”. Sot u arrestua edhe biznesmeni i 16-të, Drilon Bareti, me detyrë administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk”.