AKTUALITET, 7 Shtator 2019, 18:26

“Ishte zhgënjyese të pësonim golin e parë”, Bernard Challandes: Besuam në rikthim dhe merituam fitoren

“Ishte zhgënjyese të pësonim golin e parë”,

Trajneri i Kombëtares së Kosovës Bernard Challandes shprehet entuziast pas fitores historike të Kosovës ndaj Çekis duke vlerësuar lojtarët.

Sipas Challandes lojtarët e mesfushës së Kosovës mund t’I bëjnë ballë çdo kundërshtari dhe pse me mungesa.

“Ndryshova disa pozicione dhe kam thënë vetëm një ndeshje kolektive mund të na shpëtoj. Dikush e humbi përqëndrimin dhe dikush luajti më shumë. Normalisht ata kanë lojtarë të gjatë, kemi parë se si u shënua goli i tyre. Dy tre prekje dhe supergol, Por, ne me mefsuhorët tanë treguam që ditëm të përballëshim.

Nuk flasë për një skuadër të dytë. Ne kemi lojtarë të mirë që mund të luajnë në mesfushë ose në sulm. Nëse na mungon një ose dy ose tre lojtarë, ne reagojmë dhe kjo më gëzon shumë.

Problemi ishte se kishim përballë një kundërshtar shumë të forte. Vendi i parë në grup? Nuk mendoj për këtë, objektivi ynë duhet të jetë vendi i dytë“-shprehet trajneri Challandes..

Kjo fitore e Dardanëve e ka bërë Kosovën të vendos rekorde në Europë, pasi është përfaqësuesja e vetme që ka luajtur 15 ndeshje radhazi pa pësuar asnjë humbje duke lënë pas skuadra si Franca, Anglia, Italia, Gjermania apo Portugalia.