TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja Roza Lati ka publikuar disa pamje në Instastory, që në fakt kanë ngjallur kureshtjen e të gjithëve.
Roza Lati shfaqet e shtrirë në një krevat me reperin Stresi, ku nuk mungojnë edhe të qeshurat mes tyre. Krahas tyre qëndrojnë disa të rinj, të veshur me maska dhe shkop gome, që ngjajnë si ishin pjesë e OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit), të cilët nuk dihet se çfarë roli kanë në këtë inskenim.
“Why not, këtë të djelë, vetëm kaq dua t’u tregoj. Je shok fantastik, vëllai i madh, njeri model”, shkruan Roza Lati për Stresin në pamjet që ka publikuar.
Po kështu edhe Stresi ka publikuar pamje në Instagram, ku shihet mes dy djemve, që janë miqtë e tij, por që këtë herë janë veshur e maskuar dhe ngjajnë si efektivë të RENEA-s.
Nuk dihet ende se çfarë ka planifikuar moderatoja për emisionin e ardhshëm, por shumë fansa janë bërë kuriozë.
