LIFESTYLE, 21 Janar 2020, 10:38

FOTO/ Rikthehet me Stresin? Kejsi poston foton me unazë diamanti në gisht: Një femër duron shumë. Ja çfarë i shkruan fansja


Reperi Stresi dhe ish e dashura e tij Keisi vazhdojnë të qëndrojnë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe fansave të tyre për historinë e dashurisë.

Së fundmi ka qenë Keisi që ka postuar një foto në rrjetin social Instagram, ku e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Se një femër duron shumë”.

Nuk dimë nëse dhe në këtë rast Keisi e ka pasur këtë mbishkrim si mesazh për reperin apo jo.

Fotoja e bukuroshes duket se ka marrë shumë like dhe komente, ku ndër to ka pikasur një koment i një ndjekëseje që i shkruan: “Vdiqe me tregu unazën sa e djegur booo”.

Pas këtij komenti ka ardhur dhe një reagim nga Keisi e cila shkruan: “Është unaza ime”.

Por, këto reagime dhe mbishkrimi i fotos duket se nuk kanë zgjatur shumë në profilin e bukuroshes pasi në foto nuk gjenden më as komentet as mbishkrimi. Të jetë penduar vallë Keisi për këtë veprim?!