LIFESTYLE, 20 Janar 2020, 13:49

VIDEO/ Harry mban fjalimin e parë pas largimit nga familja mbretërore dhe tregon i pikëlluar arsyen

VIDEO/ Harry mban fjalimin e parë pas largimit nga familja mbretërore


Pas vendimit për largimin nga familja mbretërore, Harry është shfaqur për herë të parë në publik.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare, ai ka folur me dhimbje të madhe për largimin e shumëpërfolur dhe u shpreh se vendimi ka qenë shumë i vështirë për t’u marrë.

Harry tregoi se i ka mbetur një brengë e madhe, pasi ai ka shpresuar që edhe pas heqjes së statusit mbretëror, të vazhdonte t’i shërbente mbretëreshës, por kjo gjë sipas rregullave nuk është e mundur.

“Për fat të keq, kjo nuk ishte e mundur,” tha ai i mërzitur.

“Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime dhe është një vend që unë e dua. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë.

Jam rritur duke ndjerë mbështetje nga të gjithë ju, dhe kam parë sesi e keni mirëpritur krahëhapur, Meghanin”, u shpreh ndër të tjera Harry, ndërsa turma shpërtheu në brohoritma.

Më pas ai shtoi se një ndër arsyet e largimit ka qenë Meghan, e cila nuk po përshtatej dot me situatën e krijuar në media dhe sfidat që asaj i janë dashur të kalojë kanë qenë të shumta.