LIFESTYLE, 20 Janar 2020, 12:13

VIDEO/ “Kam kënduar edhe me 20 Euro”, Ylli Baka flet për kohët e vështira: As ato s’na i jepnin

VIDEO/ “Kam kënduar edhe me 20 Euro”, Ylli Baka flet për


I ftuar në emisionin “ThumbOn”, ndër të tjera këngëtari i njohur Ylli Baka ka rrëfyer dhe për çmimin më të ulët me të cilin i është dashur të këndojë.

Moderatorja Fatma Haxhialiu e ka pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë, se cila ka qenë shifra më e vogël me të cilën është paguar në një performancë: “Në fillimet e tua cili ka qenë çmimi më i ulët që ke marrë për të kënduar?”

Por, përgjigja e këngëtarit ka qenë e papritur.

Ylli Baka ka rrëfyer se në fillimet e tij është paguar edhe me 20 Euro, madje ka pasur dhe vonesa në pagesë: “Kam kënduar edhe me 20 euro, me 40 me 50. Edhe nuk na i jepnin. Prapë nuk ka problem”.