LIFESTYLE, 20 Janar 2020, 12:47

“Jap gruan për një biletë” oferta e tifozit të Liverpool bën xhiron e botës

“Jap gruan për një biletë” oferta e tifozit të


Një përballje mes Liverpool dhe Manchester United nuk duhet humbur asnjëherë.

Ndoshta për shkak të rivalitetit tradicional mes skuadrave, ose sepse, të paktën për tifozët Reds, u bë një kohë e gjatë në ndjekje të titullit në Premier League dhe ky duket viti i duhur.

Ndaj në asnjë ndeshje të këtij viti historik nuk duhet munguar, për asnjë motiv.

E për të gjetur një biletë me çdo kusht, një tifoz në anët e Merseyside ka bërë ofertën e pamenduar: me një tabelë në duar pranë stadiumit, ai është treguar i hapur:

“Këmbej gruan për një biletë plus 100 paund”.